Komisioni i Jashtëm ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2021. Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti u shpreh se diplomatët shqiptarë sot janë të keqpaguar. Ai kërkoi që financat të shkojnë në ambasadat kryesore të Shqipërisë në botë.
“Rritja prej 17% tingëllon e madhe por humbet në strukturë. Kjo financë duhet të shkonte te diplomatët, që të jenë të motivuar. Se çfarë do Shqipëria në Afrikë? Unë nuk e di, mirë do të ishte të ishte fuqi e madhe, por është vend i vogël. Financat të shkojnë në ambasadat kryesore.
Pse Kosova i paguan më lart? Hajde i diskutojmë realisht. Nuk i pranoj recitimet, që diplomatët shqiptarë janë trajtuar me një vlerë…ku janë vlerat? Është rritur rroga, është taksuar më shumë. Unë e di” tha ai./db/Abcnews.al



