Më shumë se 200 profesionistë të kujdesit shëndetësor nga fushat e pediatrisë, gastroenterohepatologjisë, të ushqyerit, ekspertë nga farmacia dhe farmakologjia, përfaqësues të komunitetit akademik, si dhe përfaqësues të “Alkaloid” morën pjesë në ngjarjen e parë globale nën patronazhin e kompanisë kushtuar arritjeve më të fundit në trajtimin e sëmundjes së refluksit gastroezofageal (GERD) tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Eventi u përqendrua në lëngun e parë të patentuar “omeprazol”, një risi që sjell përmirësime të ndjeshme në trajtimin pediatrik të kësaj sëmundjeje të zakonshme.
Si mbajtës i patentës së parë ndërkombëtare për një ilaç me vlerë të shtuar – “omeprazol” në formë të lëngshme:gati për përdorim, “Alkaloid” ishte sponsor i Konferencës së Parë Ndërkombëtare mbi Qasjet Moderne ndaj Trajtimit të GERD tek Pacientët Pediatrikë, të organizuar në kryeqytetin kroat Zagreb. Pas patentimit në shtator 2023, “omeprazoli” i lëngshëm u lançua për herë të parë në shkurt 2024 në tregjet e Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, dhe kjo konferencë ndërkombëtare përfaqësoi një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja klinike, si dhe për të ndarë praktikat e mira dhe qasjet inovative në praktikën pediatrike.
“Ky produkt nxjerr në pah angazhimin e Alkaloid ndaj përsosmërisë në industrinë farmaceutike dhe vendos standarde të reja në prodhimin e barnave gjenerike, me fokus në inovacion dhe diferencim në treg. Ilaçi inovativ me vlerë të shtuar i Alkaloid tashmë po hap horizonte të reja në trajtimin e GERD tek pacientët pediatrikë, kryesisht në aspektin e disponueshmërisë së terapisë, gjë që nuk ishte më parë, duke treguar rezultate pozitive në trajtimin e këtyre grupeve të ndjeshme të pacientëve dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës së familjeve që përballen me këtë sëmundje të zakonshme”, tha Zhivko Mukaetov, Drejtor i Përgjithshëm dhe President i Bordit të Drejtorëve të “Alkaloid”.