Këshilli Gjyqësor i Kundërvajtjeve Penale të Lamisë në Greqi shqyrtoi këtë të premte kërkesën e shqiptarit, Alket Rizai, për t’u liruar me kusht nga burgu i Domokosit. Sipas raportimeve të LamiaReport.gr, çështja e 47-vjeçarit shqiptar është shtyrë për në datën 6 qershor 2025, për shkak se klienti i tij, Alket Rizai, ishte transferuar përkohësisht në Qendrën e Paraburgimit Korydallos për një çështje procedurale.
Rizai është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, ndërsa dënimet për veprat e tjera arrijnë deri në 25 vjet. Ai ndodhet në burg prej 21 vitesh, pas arrestimit të tij në vitin 2003. Gjatë kësaj kohe, ai ka përfituar disa herë nga arratisjet, që i kanë mundësuar të kalojë vetëm disa muaj në liri. Megjithatë, vitet e fundit, sjellja e tij është përmirësuar dhe ka mundësuar që ai të marrë leje nga burgu, siç ndodhi në janar 2021.
Në atë kohë, gjatë një kontrolli rutinë të policisë në një automjet të dyshimtë në Lami, u pa se Alket Rizai ndodhej i hipur në këtë automjet, ndonëse kishte marrë një leje 5-ditore të ligjshme. Një vit më parë, ai u gjykua nga Gjykata e Kundërvajtjeve të Lamisë për armë dhe celularë të gjetur në qelinë e tij, por rezultoi i pafajshëm.