Alma Cani jep dorëheqjen pas 14 muajsh në krye të QSUT-së, ja kush emërohet drejtor i ri

Pas 14 muajsh në krye të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë (QSUT), Alma Cani ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Panorama Online, të cilat konfirmojnë se në vend të saj do të emërohet mjekja pediatre Donjeta Bali.


Prezantimi zyrtar i drejtoreshës së re pritet të bëhet nesër në ambientet e QSUT-së, në prani të përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtuesve të institucionit.

Donjeta Bali vjen në këtë pozicion me një eksperiencë të konsoliduar në fushën e pediatrisë dhe pritet të marrë drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme spitalore në vend.

Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, Alma Cani do të rikthehet në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku do të ushtrojë detyrën si nëndrejtoreshë dhe shefe e Reanimacionit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme