“Alo, ai shet drogë”/ Telefonata në Polici merr në qafë 20-vjeçarin shqiptar arrestohet në Itali. Si e zbuluan karabinierët aktivitetin e paligjshëm të të riut!

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi është kapur duke shitur kokainë dhe hashash në zonën e Borgo Bovios.

20-vjeçari kishte krijuar klientelën e tij dhe tregtonte kokainë dhe hashash në një nga lagjet më të populluara nga trafikantët e drogës në Terni. Policia e kishte mbajtur disa kohë nën vëzhgim sipas medieve italiane.

Aksioni blic i karabinierëve u ndërmor falë denoncimit të disa banorëve të lagjes, të cilët ishin të sigurt se shqiptari ishte një shpërndarës i rregullt droge. Lëvizjet e tij të dyshimta konfirmuan denoncimet.

Ushtarët e seksionit operativ të Nor-it e ndoqën për disa ditë dhe ia dolën të demaskonin trafikun e tij të paligjshëm. Gjatë kontrollit, 20-vjeçari kishte 18 doza kokainë të paketuara gati për tu shitur. Ndërsa në banesë karabinierët gjetën vetëm 3 gramë hashash.

Droga u sekuestrua dhe 20-vjeçari, i cili nuk ka një punë zyrtare në Terni dhe mesa duket ka jetuar vetëm falë shitjes së kokainës dhe hashashit, është vënë në pranga./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme