Alpinistët urban kacavirren te “Mavrovka”

Gazetar: Adnan Qaili 

Kacavjerrja në qindra metra lartësi për ta është një punë e zakonshme. Nëse dikush në zyrë ankohet për punën që bën, nga ana tjetër e dritares këta punëtorë kryejnë punime, të cilat rrezikojnë jetën e tyre. Ky është grupi i vërtetë që mund të mburret me këngën “Nëse ki fobi prej naltësisë, s’un rri me neve!”, shkruan Alsat.

“Jo vetëm fobia nga lartësia, por edhe të gjitha tjera fobi ilaçi më i mirë është të ballafaqohesh me të.”

Nuk dinë as për fobi e as për lodhje. Atraksionin për alpinizëm në male e kanë shndërruar në biznes për të bërë punë me rrezikshmëri të lartë. Në Qendrën Tregtare “Mavrovasja” në Shkup ky grup profesionist për disa ditë me radhë kreu punimet, të cilat për njerëzit tjerë janë të paimagjinueshme të bëhen.

“Nëse e di se çfarë duhet të bësh, gjithçka është ne rregull. Nëse nuk i bën punët ashtu siç duhet, atëherë e din se çfarë të pret. Jam relativisht i ri në këtë punë, por ngjitja nëpër shkëmbinj ka të përbashkët me këtë punë që bëj tani”, tha Sinkron – Angel Kurtelov, Alpinist

Litarë të dyfishtë, veshje adekuate dhe pajisje tjera ndihmëse janë mjetet e tyre të punës. Ata thonë se më tepër kohë u merr parapërgatitja dhe përkushtimi i kushteve të sigurisë në punë sesa vet puna tyre.

“Pajisjet që peshojnë rreth 10kg dhe litarët e sigurisë së lartë janë vetëm mjetet që po shihni këtu për të siguruar jetën e punëtorëve, të cilët ngjiten rrokaqiejve të kryeqytetit për të pastruar dritaret dhe eventualisht punë tjera”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili.

Nga ana tjetër e ndërtesës takuam Hriston, në fakt ai na erdhi në dritare paralel me zyrat tona.

“Realisht kjo është shumë e sigurt nëse ndiqen protokollet e punës. Ne punojmë gjithmonë me dy litarë, njëra është vënë në funksion ndërsa kjo tjetra është rezervë për çfarëdo rasti”, tha Sinkron – Hristo Angelov, Alpinist

Pagesat janë relative për këtë profesion që përveç punës, ka edhe koston e rrezikut për jetë. Në vendin tonë ka rreth 100 kacavjerrës të tillë të cilët, përveç hobit punojnë edhe privatisht. Ka raste kur nga punë të tilla alpinistët kanë përfunduar me fatalitet. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme