AlternAtivA: BDI-ja abuzon me vauçerët për turizëm (Video)

Dega e partisë Alternativa në Kumanovë përmes një konference për media ka akuzuar BDI-në se po abuzon me vauçerët për turizëm.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Alternativës-Dega Kumanovë

Të nderuar qytetar të Kumanovës, të nderuara media, këto ditë Ministria e Ekonomisë në
Republikën e Maqedonisë së Veriut i prezantoi vauçerët e rinj për turizëm në vlerë prej
12.000 denarësh, me të cilët synohet zhvillimi i turizmit dhe ashtu të krijohet një mundësi që
qytetarët tanë me të ardhura të vogla, të kenë mundësi t`i përdorin ato për pushime. Por, ajo
që po bie në sy në lidhje me këta vauçerë janë dokumentet e shumta dhe ngatërresat e tjera që
u vendosen qytetarëve tanë për ta fituar këtë të drejtë.

Duke parë se si Ministria e Ekonomisë e ka ndërlikuar procedurën për ta fituar këtë vauçer,
kjo na shtyn të mendojmë se kështu po krijohen pengesa që pastaj të mund të abuzohet dhe në
këtë mënyrë të joshen votuesit për zgjedhjet lokale, sidomos në Kumanovë.

Meqë BDI-ja në Kumanovë ka pësuar debakël në disa cikle zgjedhore radhazi, ne kemi
dyshime të bazuara se kësaj radhe Ministria e Ekonomisë, që drejtohet nga kuadër i BDI-së,
do t’i keqpërdorë vauçerët për turizëm, që përmes tyre ta rrisë votën. Në të vërtetë, nuk është
hera e parë që BDI-ja tenton të bëjë presione të këtilla për vota në Kumanovë. Në çdo cikël të
zgjedhjeve, qofshin ato parlamentare ose lokale, drejtuesit e kësaj partie kanë tentuar që
përmes formave dhe mënyrave të ndryshme të abuzojnë me votat e kumanovarëve. Por, ka
kaluar qëmoti ajo kohë kur BDI-ja i keqpërdorte shqiptarët e Kumanovës.

Sidoqoftë, ne ia bëjmë me dije BDI-së se në Kumanovë çfarëdo marifeti të provojë, kjo nuk
kalon më. Atë e pret disfata e radhës. Kumanova tashmë është rreshtuar në anën e koalicionit
opozitar AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët.

Krejt në fund dëshirojmë t’i porosisim qytetarët e Kumanovës dhe më gjerë, të cilët kanë
mundësi të përdorimit të këtyre vauçerëve, që edhe nëse kanë presion nga ana e BDI-së, t`i
marrin dhe t’i përdorin ato, pasi që ato para janë të tyre, janë nga buxheti i mbushur nga
taksat dhe tatimet tona. Natyrisht, para kutisë së votimit dhe me votën e tyre duhet t’ua
tregojnë vendin këtyre keqpërdoruesve të fondeve të buxhetit shtetëror. Ndërkaq, kur të vijmë
ne në pushtet, krejt kjo do të jetë një histori e trishtë dhe askush më nuk do të jetë i
kushtëzuar nga askush për asgjë. Ne kemi marrëveshje me votuesin e Kumanovës dhe
asnjëherë nuk do të tolerojmë që e keqja t’i përsëritet!
Kumanova është në anën e drejtë të historisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme