AlternAtivA – Çair: Çairi është bërë çerdhe e hajnave, ndërsa drejtuesit e Komunës aktrojnë pafajësinë

Mbrëmë, si shumë shpesh kohëve të fundit, një barnatore në Komunën e Çairit është grabitur nga hajna të panjohur dhe të pakapshëm për policinë, ndërsa si pasojë e kësaj një person ka gjetur vdekjen nga goditja e trishtimi i shkaktuar.

Duke qenë se kjo hajni nuk është një rast i izoluar në Çair, porse Komuna e Çairit është bërë çerdhe e kriminelëve, hajnave dhe grabitëse, ku vrasjet ndodhin në pikë të drekës dhe njerëzit grabiten në pronat e tyre, ndërsa policia evidenton dhe rrudh krahët, nuk mund të mos konstatojmë se Çairi është bërë një komunë e rrezikshme për jetë. E kur kësaj i shtohet fakti se këtu ka një stacion policor, është për t’u habitur se si ka mundësi kjo. Informacionet tona flasin se jo që policia nuk vepron, porse shefat e tyre partiakë gjithnjë janë shpëtimtarët e këtyre kriminelëve e hajnave.

Sidoqoftë, AlternAtivA i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme ta ketë në vëmendje të veçantë Çairin dhe të mos lejojë që një grusht kriminelësh, në bashkëpunim edhe me pushtetin lokal në Çair, ta terrorizojnë popullatën e Çairit. Duke i lënë qytetarët të pambrojtur, thjesht stimulohet dhuna dhe rritet kriminaliteti.

Megjithatë, zgjedhjet lokale po afrojnë dhe kjo do të jetë një mundësi e mirë që bashkë me kriminelët e rrugëve të Çairit t’i heqim qafe edhe mbështetësit e tyre nga Komuna e Çairit.

AlternAtivA – Çair

Shkup, 23.09.2021

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme