Alternativa – Dega e Kumanovës: BDI dhe LSDM ua bën gropën qytetarëve të Kumanovës

Të nderuar qytetar të Kumanovës, të nderuara media! Pushteti lokal i LSDM-së, në bashkëpunim me BDI-në, tash para zgjedhjeve lokale – në kohën kur mërgimtarët janë në vendlindje – i ka hapur tri gropa të mëdha në tri lagjet kryesore të shqiptarëve të Kumanovës, gjoja që ndërmarrja e Ujësjellësit të vazhdojë me instalimet e ujit dhe të kryhen punë infrastrukturore.

Siç e dimë tashmë, rruga që i lidh dy lagje të mëdha shqiptare, Lagjen e Trimave dhe atë të Bahçeve, është shkatërruar gati tërësisht përmes ndryshimit të kanalizimit dhe ujësjellësit, edhe pse për ta realizuar një gjë të këtillë është kërkuar para nga banorët e kësaj rruge. Megjithatë, edhe pse është rrugë shumë e frekuentuar, ajo qëllimisht nuk asfaltohet dhe nuk rregullohet nga autoritetet lokale të BDI-së dhe LSDM-së.

Kjo pakujdesi e pushtetit lokal LSDM-BDI për të hapur gropa të mëdha, përveç kaosit të madh në trafik, paraqet edhe rrezik permanent për banorët dhe kalimtarët e rastit. Madje, ka pasur raste kur është dashur të intervenohet për t’i mbrojtur fëmijët dhe pleqtë për të mos rënë në ato gropa. Në të vërtetë, prishja e rrugëve tash – para zgjedhjeve – dhe zvarritja e qëllimshme e rregullimit të tyre nga ana e autoriteteve lokale ka bërë që shumë mërgimtarë të neveriten me vendlindjen e tyre dhe të ikin që këtu për t`i harxhuar paratë në vende turistike.

Kjo është arsyeja që Alternativa – Dega e Kumanovës të konstatojë se pushteti lokal BDI-LSDM në këtë mënyrë po tenton të krijojë kokëçarje tek qytetari shqiptar i Kumanovës dhe t’ia vështirësojë jetën atij në vendbanimin e tij. Sidoqoftë, Alternativa i siguron kumanovarët se asnjë pushtet që sillet në këtë mënyrë me mërgimtarët dhe qytetarët shqiptarë nuk do ta ketë jetën e gjatë dhe se për Kumanovën po vijnë ditë më të mira. Alternativa – Dega e Kumanovës

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme