Alternativa – Dega Kumanovë: Pushteti lokal në Kumanovë po i mashtron pensionistët

Të nderuar qytetar të Kumanovës, të nderuara media, para disa ditëve lexuam në medie se u zyrtarizua koalicioni parazgjedhor midis LSDM-së dhe BDI-së ose, si i themi ne, nga Kumanova u ringjallë bratsvo-edinstvo politike. Ky koalicion, i cili po funksionon edhe në Kumanovë, pos tjerash, është vënë në gjah të votave të pensionistëve.

Për këtë qëllim në Komunën e Kumanovës është ndarë një fond i veçantë, i cili këto tre muaj parazgjedhor do të përdoret për të blerë votat e pensionistëve të Kumanovës. Përmes masës së lirimit të pagesës së vozitjes me autobus lokalë çdo të marte dhe të enjte, këto tre muaj para zgjedhjeve lokale pushteti i bratstvo-edinstvos në Kumanovë po tenton t’i joshë edhe ndryshe pensionistët. Përveç kësaj, pushteti qendror, i cili udhëhiqet nga çifti BDI-LSDM, ka ndërmarr masa për rritjen qesharake të pensioneve për 125 denarë në muaj.

Me 125 den. plus në muaj edhe me dy shëtitje falas brenda javës, LSDM-ja – në bashkëpunim me BDI-në – po tentojnë që pensionistët t`i nxjerrin në kutitë e votimit dhe në këtë mënyrë t`i nxisin për të votuar për martesën e tyre parazgjedhore.

Me ardhjen në pushtet të koalicionit Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, kjo sjellje poshtëruese ndaj pensionistëve të Kumanovës do të marrë fund. Pensionistët kanë nevojë për krijimin e kushteve më të mira në jetën e tyre. Atyre u duhen spitale të mira, parqe të rregulluara dhe ndriçuara, klube të pensionistëve, rrugë të sigurta dhe masa të cilat janë afatgjate e jo tallje të tipit të 125 denarëve dhe vozitjes dy herë në javë falas.
Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët do ta rikthejnë dinjitetin e kumanovarëve.

27.07.2021

Alternativa – Dega Kumanovë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme