Alternativa e Dedës dhe Kusarit ‘infuzion’ për partitë e mëdha dhe joalternativë në vete

Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila duket se nuk do të jenë alternativë tjetër për qytetarin. Kjo parti e tyre e themeluar pak muaj më parë, po del të jetë veç një ushqim më shumë për partitë e mëdha.

Alternativa tashmë ka nisur të negociojë me parti të ndryshme, që nga Vetëvendosja, LDK-ja dhe PDK-ja.

Burime të afërta me këtë subjekt të ri politik, tregojnë për ORAinfo.com se ata po negociojnë për koalicion parazgjedhor për të gjetur vend në Kuvend apo eventualisht edhe në qeverinë e së ardhmes.

Ilir Deda dhe Mimoza Kusari – Lila janë figura që kanë lëvizur nëpër subjekte politike.

Deda më herët kishte qenë një prej themeluesve të partisë Fryma e Re e më pas iu bashkua Vetëvendosjes, për t’u ndarë më pas.

Mimoza Kusari-Lila ndërkaq ka qenë në qeverinë e Bajram Rexhepit si zëdhënëse, për t’iu bashkuar vite më parë AKR-së.

Ndonëse kishte shumë pushtet në këtë subjekt, kryetarja e Gjakovës vendosi të ndahej nga ta për ta themeluar bashkë me Ilir Dedën partinë Alternativa. Dhe si duket edhe ky subjekt i tyre i sapo formuar nuk do të ketë jetë të gjatë, por do të shkrihet në mesin e subjekteve të mëdha në vend, që tash e sa vjet qeverisin në vend. /ORAinfo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme