AlternAtivA kërkon lehtësime të procedurave kufitare

Partia Alternativa vlerëson se masat e vetëizolimit për personat që vijnë nga jashtë në Maqedoninë e Veriut është e pa kuptimtë kur qytetarët që do të hyjnë në vendin tonë do të dorëzojnë PCR-test negativ për Covid-19. Alternativa përshendeti vendimin e Qeverisë për hapjen e të gjithë kufijve nga nesër, por vlerëson se masat shoqëruese janë tendencioze, dhe siç thonë, me këtë synohet të pengohet ardhja e mërgimtarëve, sigurisht nga frika e rezultatit zgjedhor.
Baby Shop Charli

“Alternativa e përshëndet vendimin e sotëm të Qeverisë për hapjen e kufinjve, mirëpo mbetet e pakënaqur me procedurat shoqëruese të këtij vendimi.

Për neve janë të papranueshme dhe të palogjikshme masat aktuale aktive, të cilat edhe pas dëshmisë së mërgimtarëve se nuk janë të infektuar me Covid 19, duke ofruar PCR test jo më të vjetër se 72 orë, ata prapë duhet të vetizolohen për 14 ditë.

Për neve kjo masë është tendencioze, sepse ashtu synohet të pengohet ardhja e mërgimtarëve, sigurisht nga frika e rezultatit zgjedhor. Me këtë rast përsërisim se vota e mërgimtarëve dihet se në çfarë ane është, por kjo nuk e ndryshon shumë rezultatin e fitores së koalicionit AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët.

Por, shteti ynë duhet të ketë respekt për mërgimtarët dhe të mos shpikë masa penguese, sepse – përveç lidhjeve familjare që ata vijnë t’i ripërtërijnë – ata janë edhe një potencial i rëndësishëm ekonomik për vendin.

Me këtë rast Alternativa propozon që masat aktive të ndryshojnë me masa të reja, ashtu që ata që hyjnë në shtet t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore në pikën kufitare dhe kjo të jetë e mjaftueshme, një praktikë kjo e të gjitha vendeve fqinje”, thuhet në reagimin e partisë Alternativa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme