AlternAtivA: Liria e Shtypit është e drejtë fundamentale dhe barometër i demokracisë

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, që është përcaktuar si e tillë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, është një ditë kur gjithë bota e kthen vëmendjen kah liria e shtypit, liria e shprehjes dhe e informimit, por edhe nga puna e gazetarëve dhe angazhimi i tyre profesional.

Prandaj AlternAtivA përfton nga rasti që ta përkujtojë këtë ditë dhe, këtu, të kujtojë se sa është e rëndësishme për botën tonë demokratike të respektohet e drejta dhe liria e shtypit dhe, në veçanti, puna e gazetarëve. Duke jetuar në shtetin që për nga indeksi botëror i lirisë së shtypit nuk mund të mburret shumë, dëshirojmë që në këtë ditë edhe një herë të reflektojmë për rëndësinë e madhe që ka shtypi i lirë dhe, përgjithësisht, mendimi i lirë për ndërtimin e një shteti njëmend demokratik dhe, aq më shumë, me synime euro-integruese. Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë faktorëve relevantë në vend që të bëjnë më shumë për këtë vlerë demokratike dhe të dalin përtej interesave të ngushta grupore e politike, për të ndihmuar bashkërisht për shëndetin e demokracisë në vendin tonë.

E duke u gjendur në kushte të pandemisë, dëshirojmë edhe një herë të theksojmë se ndër heronjtë e kësaj pandemie do të jenë sigurisht edhe gazetarët, të cilët duke e vënë jetën e tyre në rrezik, vazhdojnë ta bëjnë detyrën e informimit të opinionit, duke u kujdesur – madje – edhe për shëndetin psikologjik të njerëzve.

Shkup, 03.05.2020 AlternAtivA – Shkup

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme