AlternAtivA: Ngushëllim për familjet e viktimave dhe përgjegjësi nga autoritetet

Pas zjarrit të mbrëmshëm në spitalin e mobilar të Tetovës, përmes kësaj kumtese u shprehim ngushëllime familjeve që i kanë humbur të dashurit e tyre. Jetët e humbura nuk kthehen dhe kjo dhimbje do të jetojë me ne derisa të zgjasë jeta jonë. Dhimbja e tyre është edhe dhimbje për ne. Ne lutemi për shpirtin e viktimave, ndërsa familjarëve të tyre u dëshirojmë ta përballojnë me lehtësi këtë dhimbje.

Me këtë rast, duke e pasur parasysh se ky zjarr i fuqishëm nuk ka ndodhur nga aksidenca, por nga neglizhenca e atyre që e kanë ndërtuar atë spital, nga ata që e kanë pranuar dhe lëshuar në përdorim atë, kërkojmë që sot dorëheqje të menjëhershme dhe të parevokueshme nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësi i tij, Ilir Hasani, si dhe nga drejtorët e spitalit të Tetovës.

Po ashtu kërkojmë hetim të pavarur ndërkombëtar për ta adresuar përgjegjësinë penale. Është e patolerueshme që ata që dyshohet se janë fajtorë të këtij rasti sot të jenë anëtarë të shtabit të krizës.
Ndonëse këto humbje nuk kthehen, ndëshkimi i fajtorëve, adresimi i përgjegjësisë dhe dorëheqjet e parevokueshme janë lehtësim për shoqërinë se megjithatë ekziston një ndërgjegje publike.

Shkup, 09.09.2021

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme