“Alternativa” shpalos programin

As Vjosa Osmani, as Lumir Abdixhiku e as Dastid Pallaska janë pjesë e subjektit më të ri politik “Alternativa”. Të paktën jo deri sot.

“Alternativa” do të fillojë të krijojë degët në çdo qytet. Mitrovica do të jetë e para.

E kjo sepse ky qytet është problemi më i madh që e ka Kosova. Bashkëthemeluesja e këtij subjekti, Mimoza Kusari-Lila, tha se Mitrovica është peng i qeverisjes 17-vjeçare në vend.

Kusari Lila në Rubikon të KTV-së bëri të ditur se për “Alternativën” nuk ka rëndësi numri një e dy. Ata po angazhohen për një subjekt, i cili mund të funksionojë pa të e pa Ilir Dedën.

E në krah të saj, deputeti Ilir Deda tha se fakti që sot deputetja Vjosa Osmani nuk është me ta nuk do të thotë që nuk do të jetë në të ardhmen.

Deda theksoi se gjysma e “Alternativës” do të vendoset nga votat e qytetarëve e gjysma tjetër nga zgjedhjet e brendshme.

Deda tha se po të pranohej plani për zgjidhje në 2015-ën nga ai e deputetja Vjosa Osmani, sot nuk do të kishte nevojë për alternativë tjetër.

E Kusari-Lila tha se pikërisht “Alternativa” vjen si mungesë e një qeverisjeje, e cila përfshin njerëz me bazë etike e morale për punën.

Deda e Kusari–Lila thanë se me konsensus zgjidhen demarkacioni, dialogu me Serbinë e të gjitha temat tjera, për të cilat tash e një kohë vendi nuk po gjen zgjidhje.

Fare në fund, Deda falënderoi diasporën, duke iu kërkuar që të mos neglizhojnë zgjedhjet e ardhshme.

“Alternativa” po përgatitet të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që me orarin ligjor organizohen në qershor të vitit 2018.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme