ALTERNATIVA thirrje Komunës së Kërçovës – shëndeti i fëmijëve para së gjithash!

Në prag të fillimit të vitit shkollor në vend se të urojmë nxënësit dhe arsimtarët për një vit të mbarë do na duhej fillimisht të apelojmë tek organet përgjegjëse sektorin e arsimit pranë Komunës së Kërçovës, por gjithashtu edhe Ministrisë së arsimit që njëjtë si në Tetovë dhe Gostivar të shtyjnë së paku për dy javë fillimin e vitit shkollorë me prezencë fizikë dhe i njëjti të fillojë on-line, deri sa të zbutet situata e përshkallëzuar më virusin Kovid 19.

Sigurisht që ne si subjekt jemi për atë që nxënësit mësimin ta ndjekin me prezence fizike, në shkollë, por na habit fakti që vitin e kaluar kur situata ishte shumë më me pak raste të infektimit dhe përhapjes, mësimi ndiqej on-line e tani kur situata është përshkallëzuar, si dhe kur e dimë faktin që lloji Delta i këtij virusi shumë lehtë i sulmon edhe fëmijët dhe ka përhapje më të madhe dhe më të shpejtë vendoset që viti shkollorë të fillojë me prezencë fizike dhe kështu rrezikojmë të përhapim virusin. Me çka, nuk rrezikojmë vetëm fëmijët, por edhe gjithë popullatën. Me këtë veprim nuk shohim asnjë logjikë përveç se eksperiment për të përfituar poena politik se gjoja edhe ne jemi gati dhe kemi krijuar kushte për të filluar mësimin me prezencë fizike e që bie ndesh me të gjitha të dhënat në teren.

Urgjentisht ftojmë sektorin e arsimit pranë Komunës së Kërçovës të marrë masa dhe të bëjë presionin e duhur në ministri që edhe Kërçova ashtu si edhe Tetova dhe Gostivari të fillojnë vitin shkollorë on-line deri në përmirësimin e situatës në teren.

Gjithsesi, Urime vitin shkollorë të gjithë nxënësve dhe arsimtarëve me dëshirë që sa më parë t’i kthehemi normalitetit!
30.08.2021
A L T E R N A T I V A
Dega Kërçovë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme