Altin Dumani nderohet nga Antony Blinken! Kreu i SPAK shpallet 1 nga 10 kampionët kundër korrupsionit në botë nga DASH

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, është nderuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, si një nga 10 “kampionët” që luftojnë korrupsionin.


Ky vlerësim ndaj Dumanit u bë ditën e sotme (9 Dhjetor), në një ceremoni të zhvilluar në Departamentin e Shtetit Amerikan, ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë.

Në fjalën e tij, Antony Blinken u shpreh se “Dumani ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit”

“Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri. Ne sot vlerësojmë 10 individë të rëndësishëm që kanë bërë luftë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe t’i mbështesim ata. Në e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria. Por krijon edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë. Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmë për këto vende që kanë probleme”, tha Blinken.

Capture
Blinken dekoron Dumanin

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme