‘Amanet vajzën!’/ Flasin avokatët e pilotit që vrau gruan në Greqi: Ai dëshiron të dënohet

Babis Anagnostopulos, mësohet se ka kërkuar sërish falje për vrasjen me dashje të bashkëshortes së tij 20 vjeçare, Caroline.

Për “Protothema”, ka folur avokati i pilotit 32 vjeçar, Vassilis Spyrou, i cili dëshmoi se klienti i tij ka merak vetëm fëmijën në këto momente dhe për faktin se kush do e marrë kujdestarinë.

Mësohet se 32-vjeçari është tmerruar kur ka dëgjuar se fëmija do t’i besohet një familjeje tjetër.

Ai gjithashtu tha se familjet e Caroline dhe Babis janë në një marrëveshje në lidhje me fëmijën. Prindërit e pilotit dëshirojnë ta rrisin fëmijën. Në fund, ai theksoi se kemi të bëjmë me një krim të rrëfyer dhe se Babis nuk pyeti për dënimin e tij, pasi e di që e meriton.

“Babis e kupton dhe dëshiron të dënohet për atë që bëri. Ai nuk është përpjekur të justifikojë veprimet e tij dhe ka kërkuar falje”- tha avokati Vassilis Spyrou.

Avokati tjetër i pilotit 32-vjeçar, Alexandros Papaioannidis, kërkoi falje në emër të klientit të tij për vrasjen e Caroline.

Papaioannidis këmbënguli se vrasja e 20 vjeçares nuk ishte para planifikuar.

“Askush nuk e di pse e bëri atë”- tha Papaioannidis për “OPEN”.

Ai përsëriti se nuk kishte asnjë motiv për këtë akt të neveritshëm, madje as përfshirjen e një personi të tretë.

“Fjalët janë shumë të dobëta për ato që ai më tha, ai gjithashtu shprehu dashurinë e tij për familjen, Carolinën dhe faljen e tij.”

© SYRI.net