Ambasada amerikane: Kush ka informacion, ta ndajë me DEA-n! Të dhënat do mbahen të fshehta

Ambasada e SHBA në vendin tonë me anë të një njoftimi ka bërë thirrje që kush ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ta ndajë atë me DEA-n amerikane.


Teksa falenderon të gjithë ata që kanë bashkëpunuar, ambasada shprehet se të dhënat do të mbahen të fshehta.

Ambasada thekson se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Njoftimi i Ambasades:

Linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në ËhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme