Ambasada amerikane në Beograd nuk ka informata lidhur me atë se po shqyrtohet angazhimi i ish- sekretares amerikane të shtetit Condolezza Rice si emisare speciale për Ballkanin, kanë thënë për tanjug nga kjo Ambasadë.
Në pyetjen se sa janë të bazuara shkrimet për angazhimin e Rices në Ballkan, nga Ambasada e SHBA-së në Ballkan është thënë:
“Ambasada nuk ka informata lidhur me atë se po shqyrtohet angazhimi i Rices në këtë pozicion”.
Më parë ishte njoftuar se Condolezza Rice, si emisare speciale amerikane në Ballkan do të angazhohej në radhë të parë rreth Kosovës dhe për ta bindur Serbinë që ta njohë pavarësinë e saj./Tanjug