Ambasada e SHBA në Shqipëri, bën të ditur se do të vijojë kontrolli i vazhdueshëm ndaj personave që kanë marrë vizën, me qëllim garantimin e sigurisë dhe integritetit.
Me anë të një mesazhi, ambasada thotë se “Departamenti i Shtetit i ShBA është i përkushtuar ta Bëjë Amerikën më të Sigurt përmes politikave më kërkuese”.
Ambasada thekson se një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët.
“Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të ShBA dhe ne do t’ua heqim vizat dhe do t’i dëbojme nëse nuk e bejnë këtë”, thekson ambasada.