Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.
Në një postim në faqen e saj zyrtare, ambasada shprehet se nga komuniteti ynë tek familjet tuaja urojnë Pashkët për të gjithë ata që e festojnë këtë ditë.
“Nga komuniteti ynë tek komunitetet dhe familjet tuaja, i urojmë Gëzuar Pashkët të gjithëve atyre në Shqipëri që festojnë këtë ditë! Sjelltë kjo ditë e shenjtë gëzim, paqe dhe shpresë për ju dhe familjet tuaja”, shkruan ambasada e SHBA.
Ndërkohë një urim për besimtarët katolikë në Ditën e Pashkëve ka bërë edhe delegacioni i BE-së Shqipëri.
“Le të sjellë kjo Pashkë për ju paqe , shëndet dhe shumë optimizëm për ditët më të mira që vijnë”, shkruan në një postim në “Twitter”.
abcnews.al/