Një grup me bazë në SHBA, që merret me avokimin e të drejtave të refugjatëve që po tentojnë të hyjnë në SHBA, thotë se Ambasada amerikane në Kabul, zyrtarisht ka ndërprerë caktimin e intervistave për aplikantët për programin e veçantë afganë për viza për migrim.
Projekti për Asistencë ndërkombëtare për Refugjatët (IRAP), program me bazë në Nju Jork, thotë se procesi i intervistimit dhe verifikimit të kandidatëve afganë është pezulluar më 9 mars “për shkak se kanë mungesë të vizave… duke lënë në rrezik mijëra afganë dhe familjet e tyre”.
Ky program dhe avokatët që punojnë për të, merren me rastet e afganëve dhe familjet e tyre, që aplikojnë për të marrë një status special të migrantit për shkak të punës që kanë bërë për qeverinë amerikane apo ushtrinë amerikane Kjo gjë sipas tyre, i vë në rrezik këtë qytetarë.
Në mesin e tyre janë shumë përkthyes për forcat e SHBA-së ose NATO-s si dhe pjesëtarë të inteligjencës apo persona që kanë marrë pjesë në operacionet brenda bazës ushtarake të SHBA-së apo ndërtesave qeveritare të SHBA-së.
Më shumë se 10, 000 afganë janë në proces për të marrë viza speciale por vetëm 1,500 viza të tilla kanë mbetur.
Lidhur me këtë, Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka komentuar menjëherë, por ka ofruar një bueltin të udhëtimit duke thënë se departamenti ka vendosur, që pas 1 marsit të mos kryejë më intervista për aplikatët për viza. /rel/