Ambasada e SHBA-ve uron Veselin e Haradinajn, ua përkujton qeverisjen me duar të pastra

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar për formimin e institucioneve të Kosovës. Kjo e fundit nëpërmjet një njoftimi për media ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë. Ndërkohë që ka uruar kryetarin Veseli si dhe kryeministrin Ramush Haradinajn.

Ambasada e SHBA’së, ka apeluar te të gjitha partitë kosovare që ta respektojnë vullnetin e votuesit.

“Apelojmë te të gjithë udhëheqësit e Kosovës – në Qeveri dhe në Kuvend, përfshirë partitë opozitare – që të respektojnë votuesit që i zgjodhën duke i marrë këto parime si udhërrëfyes”, thuhet në njoftimin e mbasadës së SHBA’së.

“Qytetarët dëshirojnë institucione shtetërore që punojnë për ta, një qeveri me duar të pastra, dhe një udhëheqësi që ndërmerr veprime vendimtare për të shtyer përpara interesat dhe mirëqenien e Republikës së Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj”, thuhet tutje në urimin e ambasadës së SHBA’së

Ky është njoftimi i plotë i Ambasadës së SHBA’së:

Ambasada e SHBA-ve mirëpret konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, dhe uron Kryetarin e Kuvendit Veseli, Kryeministrin Haradinaj, dhe ministrat dhe zyrtarët shtetërorë të sapoemëruar. Ne presim që të punojmë me qeverinë e re për të avancuar progresin e Kosovës për të mirën e gjithë qytetarëve të saj.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përkrahin Kosovën në shtegun e saj drejtë integrimeve Euro-Atlantike, forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimit të zhvillimit ekonomik, dhe normalizimit të marrëdhënieve rajonale.

Qytetarët dëshirojnë institucione shtetërore që punojnë për ta, një qeveri me duar të pastra, dhe një udhëheqësi që ndërmerr veprime vendimtare për të shtyer përpara interesat dhe mirëqenien e Republikës së Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj.

Apelojmë te të gjithë udhëheqësit e Kosovës – në Qeveri dhe në Kuvend, përfshirë partitë opozitare – që të respektojnë votuesit që i zgjodhën duke i marrë këto parime si udhërrëfyes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme