Ambasada gjermane sqaron aplikimin për vizë pas marsit 2020

Ambasada gjermane në Prishtinë me anë të një njoftimi tregon disa nga detajet e këtij Ligji dhe procedurën e aplikimit për vizë gjermane. Meqenëse është bërë e ditur se më 1 mars 2020 pritet të hyjë në fuqi Ligji gjerman për Fuqinë Punëtore, ky ligj rregullon me detaje ardhjen e punëtorëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Thuhet se sipas Ligjit, për herë të parë mund të vish në Gjermani edhe me një vizë gjashtëmujore për të kërkuar punë, duke i mbuluar personalisht shpenzimet për këtë periudhë. Përveç kësaj, të rinjtë nën moshën 25 vjeç që kanë mbaruar shkollën, mund të vijnë për të kërkuar një vend kualifikimi për deri në gjashtë muaj, nëse matura e tyre i kualifikon për shkollë të lartë, nëse njohin gjermanishten në nivelin B2 dhe e sigurojnë vetë jetesën në këtë kohë.

Së fundi, Ambasada gjermane në Prishtinë, me anë të një njoftimi tregon disa nga detajet e këtij Ligji dhe procedurën e aplikimit për vizë.

Po ashtu, duhet theksuar se sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane, në fillim të këtij viti kanë qenë të regjistruar afër 100 mijë vetë nga vendet e Ballkanit Perëndimor që punojnë në punë të thjeshta në Gjermani dhe 60 mijë të tjerë që kanë gjetur punë të kualifikuara.

Realisht kjo rregullore e posaçme e Qeverisë gjermane, e cila u ofrua si mundësi për të reduktuar numrin e refugjatëve nga vendet e Ballkanit në vitin 2015, përfundon në vitin 2020.

Njoftimi i plotë i ambasadës gjermane në Prishtinë:

Më 1 mars 2020 hyjnë në fuqi rregulla të reja rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Ligji i ri krijon mundësi të reja për punëmarrësit/et nga shtete që nuk janë pjesë e BE-së që kanë një kualifikim të njohur në Gjermani dhe të cilët kërkojnë të nisin një marrëdhënie punësimi në Gjermani.

Çfarë është Ligji rreth Imigrimit të Fuqisë Punëtore të Kualifikuar dhe çfarë ka ndryshuar?

Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar u mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional nga shtete jashtë Bashkimit Evropian (Shtete të Treta) të emigrojnë më lehtë në të ardhmen në drejtim të Gjermanisë. Përcaktimet ligjore ekzistuese për punonjës të kualifikuar me diplomë të shkollës së lartë/universitare vazhdojnë të mbeten të vlefshme. Gjithsesi për hyrjen në Gjermani me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi apo kërkimin e një vendi pune do të vazhdojë të jetë e nevojshme pajisja me vizë, për të cilën duhet të aplikoni pranë ambasadës gjermane.

Për punëkërkuesit me kualifikim të pamjaftueshëm, ose kualifikim profesional që nuk njihet në Gjermani, vlejnë edhe më tej rregullat e deritanishme.

Kush konsiderohet si fuqi punëtore e kualifikuar sipas Ligjit të ri?

Si fuqi punëtore e kualifikuar konsiderohen të diplomuarit në universitete si dhe personat me një kualifikim në arsimin profesional që njihet në Gjermani. Punësimi është i mundur vetëm në atë profesion për të cilin keni marrë më parë kualifikimin përkatës. Një diplomë profesionale konsiderohet zakonisht si e kualifikuar dhe njihet, nëse në Gjermani ajo do të merrej pas një periudhe dy-tre-vjeçare të arsimit profesional.

Ç’duhet të bëj që të mund të marrë një vizë për nisje të punësimit si punonjës i kualifikuar në Gjermani?

Së pari duhet të njihet kualifikimi dhe më pastaj të parashtrohet kërkesa për vizë. E rëndësishme është që ju fillimisht të bëni njohjen zyrtare të kualifikimit tuaj të huaj nga autoritetet përgjegjëse në Gjermani. Informacione të mëtejshme rreth procedures së njohjes së diplomës i gjeni në linkun: https://www.anerkennung-in-deutschland.de/html/de/. Punëkërkuesit e kualifikuar duhet të fillojnë këtë procedurë me kohë. Këtë mund ta bëjnë edhe para hyrjes në fuqi të rregullave të reja, në mars të vitit 2020.

Sapo të merrni njoftimin zyrtar për njohjen e kualifikimit dhe keni një ofertë konkrete për një vend pune në Gjermani, mund të aplikoni si fuqi punëtore e kualifikuar për vizë, në mënyrë që të vini në Gjermani dhe të ushtroni veprimtarinë profesionale për të cilën jeni kualifikuar.

Nëse keni një diplomë të kualifikimit profesional së paku dy-vjeçare, apo diplomë universitare të lëshuar nga një shkolle/universitet gjerman, atëherë nuk është e nevojshme nisja e procedurës për njohjen e diplomës.

Çdo të thotë kjo konkretisht për procedurën e aplikimit për vizë pranë ambasadës gjermane?

Parashtrimi i kërkesës për vizë është i mundur pas datës 1 mars 2020. Terminët mund të caktohen vetëm në qoftë se e keni në dorë njohjen e diplomës mbi kualifikimin profesional, gjegjësisht diplomës universitare. Në këtë rast, luteni të caktoni një termin nëpërmjet sistemit të caktimit të terminëve të Ambasadës në kategorinë “Viza të tjera nacionale” (www.pristina.diplo.de/termin).

Ambasada i aktualizon rregullisht informatat në faqen e saj të internetit dhe me kohë do të publikojë informata të tjera lidhur me procedurat e vizave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme