Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie ka thënë se populli i Kosovës nuk e përkrahë iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Ai në një postim në Twitter ka përgëzuar qytetarët dhe të gjithë ata që po shprehen publikisht kundër iniciativës për shfuqizimin e Speciales.
“Populli i Kosovës nuk e përkrah iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Duartrokas politikanët dhe të tjerët të cilët po flasin publikisht, edhe pse është e vështirë për atë se çka është e drejtë për të ardhmen e Kosovës”, shkruan Delawie.