Ambasadori amerikan në Kosovës, Gregg Delawie është shprehur i zhgënjyer me dhunën e shfaqur sot në Gjakovë.
Qytetarë dhe nënat e viktimave gjatë luftës së fundit në Gjakovë kanë protestuar kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në këtë qytet, pasi sipas tyre, në mesin e tyre ka edhe kriminelë serbë.
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për sulm ndaj autobusit të pelegrinëve dhe këtë dhunë e ka quajtur të papranueshme ambasadori amerikan.
“I zhgënjyer me disa prej ngjarjeve sot në Gjakovë. Dhuna nuk ka vend në protesta e as në manifestime paqësore”, ka thënë Delawie nëpërmjet një postimi në Twitter.
© KOHA.