Ambasadori amerikan në Beograd: Vuçiq e pranon kushtin për Kosovën

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se në samiti i Sofjes së bashku me strategjinë e re të BE’së janë të rëndësishme për integrimin e regjionit në BE, dhe se do të ishte për keqardhje nëse disa çështje politike përzihen në këtë proces dhe qëllimin e përgjithshëm të integrimeve.
Këtë deklaratë ai e dha pas paralajmërimit të disa shteteve të BE’së për mospjesëmarrje në samit për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.

Ai theksoi se do të dëshironte të shoh shtetet të përmbushin kushtet e anëtarësimit, edhe presidenti serb e pranon se marrëveshja me Kosovën është kusht.

“Për tu bërë anëtare e BE’së, kjo është e qartë dhe e pranon presidenti Vucic. Duhet marrëveshje ligjërisht e obligueshme e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë”, tha Scott.

“Javën e kaluar pamë se u bë një hap i madh prapa në këtë proces. Mendoj se zgjidhja e vetme është të ecet përpara, të zgjidhen problemet me bisedime, që palët të kthehen në tavolinën e bisedimeve në kuadër të procesit të Brukselit të cilin e udhëheqë Unioni Europian. SHBA’të janë partnerë të Qeverisë së Kosovës dhe të Qeverisë së Serbisë”, u shpreh ambasadori amerikan.

Më 17 maj, në samitin e vendeve anëtare të BE’së ku marrin pjesë edhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin, pritet të marrë pjesë edhe Kosova.

Por pritet që kjo të ndodh pa prezantimin e flamurit apo simboleve shtetërore, për shkak të kundërshtimit të 5 vendeve të BE’së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme