Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Jess Baily, sot e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes partive politike për dalje nga kriza.
“Urime për Maqedoninë për marrëveshjen e 20 korrikut – mundësi për demokracinë”, shkruan Bejli në profilin e tij personal në rrjetin social “Twitter”, duke ia bashkëngjitur edhe marrëveshjen zyrtare, transmeton Portalb
Arritjen e marrëveshjes e ka përshëndetur edhe eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, i cili ka porositur se tani duhet impuls që të ruhet marrëveshja dhe të implementohen reformat, të cilat janë kyçe për përparim të qëndrueshëm.