Ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill ka folur për vizitën e minstrit serb, Aleksandar Vulin në Rusi.
Kësaj vizite, Hill i është përgjigjur me tallje, duke thënë se përveç tij, këtë vizitë mund të mos e kuptojë as vetë Vulin pse është bërë.
“Nuk e kuptoj se çfarë po përpiqej të arrinte atje. Dhe, sinqerisht, ndoshta edhe ai nuk e kupton”, tha ambasadori Hill.
Ditëve të fundit, Vulin ka qëndruar në Moskë, ku është takuar edhe me kryediplomatin rus, Sergej Lavrov.