Ambasadori britanik paralajmëron për rrezikun e ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keefe, ka thënë se duhet pasur jashtëzakonisht kujdes më ndryshimin e kufijve apo shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij për këtë çështje duhet të merren parasysh të gjitha rreziqet dhe pasojat.

“Idetë që dalin nga dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel duhet të jenë reale dhe të arritshme dhe të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe progresit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Keefe, transmeton Gazeta Express marrë nga ‘blic’.

Ndërkohë ideja e shkëmbimit të territoreve është kundërshtuar edhe nga Gjermania dhe Kroacia gjithashtu.

Kundër kësaj ideje ka dalë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe disa parti politike në vend.

I vetmi që po mundohet që në çfarëdo forme ta shtyjë përpara idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë është presidenti Hashim Thaçi, madje duke cituar edhe ish-presidentin Rugova./Express/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme