Ambasadori Delawie: Serbët duhet të reflektojnë për ushtrinë, nuk mund ta bllokojnë procesin

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka përsëritur se transformimi i FSK-së në ushtri duhet të bëhet duke pasur një qasje të përbashkët ndërmjet ndërkombëtarëve dhe Kosovës, dhe se formimi i saj gjithsesi të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Madje ai ka kërkuar reflektim nga komuniteti serb, që ta përkrahin formimin e ushtrisë pasi ata nuk mund ta bllokojnë këtë proces.

Në konferencën për transformimin e FSK-së ku pjesëmarrës është edhe presidenti Thaçi, ambasadori amerikan tha se ShBA kanë qenë qysh nga fillimi në themelimin e FSK-së.

“Ne besojmë se SHBA vazhdon të luaj rol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë. SHBA mbetet përkrahës i fuqishëm i Kosovës. Jam krenar me atë që SHBA dhe Kosova kanë arritur bashkë në ndërtimin e FSK-së, është e rëndësishme të kemi një qasje të përbashkët rreth transformimit të FSK-së”, tha Delawie.

Kosova, sipas tij, duhet të ketë aftësi legjitime që ta mbrojë veten para se të largohet KFOR-i.

Siç vlerëson ai, themelimi i ushtrisë nuk ndërtohet vetëm me anë të një ligji, por nevojitet kohë.

“Tranzicioni i FSK-së të bëhet gradualisht në mënyrë transparente përmes ndryshimeve kushtetuese”, tha Delawie.

Ambasadori i SHBA-së ka thënë ndër tjerash, se një çështje kaq e rëndësishme duhet të bëhet me dialog dhe transparencë.

“Ky dialog duhet të jetë përfshirës dhe askush nuk mund të përdor veton. Kur po them përfshirës nuk dua që  fjala ime të keqkuptohet, nuk po them që duhet biseduar më Beogradin ju jeni shtet i pavarur dhe duhet të vendosni vet. SHBA do të jetë përkrahëse që ëndrrën e formimit të Ushtrisë të bëhet  realitet”, është shprehur ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme