Ambasadori Falconi: Dëshira e Francës është që Serbia të jetë në BE

Ambasadori i Francës në Beograd, Jean-Louis Falconi, tha se Franca e dëshiron Serbinë si anëtare të BE, si dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ai shtoi se Presidenti Macron dëshiron përmirësim të procesit të zgjerimit, transmeton Gazeta Metro.


Falconi kështu deklaroi gjatë hapjes së panairit udhëtues dhe fushatës promovuese për studime në Francë për vitin e ardhshëm për studentët serbë.

Ai tha se të rinjve serbë ju prezantuan fakultetet më të mira franceze e shtoi se me këto studime në Francë bëheni qytetarë botërorë.

“Synimi është që ata qytetarë të kthehen në vendin e tyre apo diku tjetër, e jo t’i mbajmë në Francë, e të jenë qytetarë që ndriçojnë me dijen e tyre”.

Synimi i dytë i studfimeve në Francë është tha ambasadori, vendosja e lidhjeve dhe afrimit të të rinjve nga Serbia dhe Franca, ardhja e të rinjve nga Franca në Serbi e ky shkëmbim të jetë mënyra mes të cilës përgatitet hyrja e ardhshme e Serbisë në BE.

“Dëshira e Francës është se Serbia të bëhet anëtar i BE’së, si dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Propozimi i presidentit tim ishte përmirësimi i mënyrës së zgjerimit, që këto të mos jenë vetëm kapituj, por që aty të shtohet edhe humanizmi, e pikërisht ky humanizëm reflektohet në programet e  shkëmbimit të të rinjve në të dy drejtimet”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme