Ambasadori francez në Serbi, Frederik Mondoloni ka thënë se Franca është për çdo marrëveshje , duke përfshirë edhe korrigjimin e kufijve, nëse do ta zgjidhte problemin Kosovë – Serbi, transmeton Gazeta Metro.
Kështu u përgjigj ai, pas spekulimeve të mediave se Franca ashtu si edhe Gjermania, kundërshton ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor.
‘Nëse është e pranueshme për të dyja palët dhe kontribuon në stabilitetin e rajonit, për ne është e pranueshme’, tha Mondoloni në N1.
Mondoloni gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës për të hequr pengesat në vazhdimin e dialogut ( tarifën 100 % për importimin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina).
Kujtojmë se, ditëve të fundit pati spekulime në lidhje me qëndrimin e Francës karshi korrigjimit të kufijve.
Por, i vetmi vend i Evropës është Gjermania, kundërshton këtë ide.