Ambasadori gjerman përgëzon Kuvendin e Kosovës për miratimin e tri marrëveshjeve të Procesit të Berlinit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka përgëzuar Kuvendin e Kosovës për ratifikimin të tri marrëveshjeve të mobilitetit ku përfshihet lëvizja pa viza me Bosnjë dhe Hercegovinën, njohja e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.

Ambasadori përmes rrjetit Twitter u shpreh se këto marrëveshje sjellin përfitime për qytetarët e Kosovës dhe nxisin integrim rajonal të vende të Ballkanit në BE.

Rohde ka shtuar se Procesi i Berlinit po tregon rezultate.

“Përgëzime Kuvendit të Kosovës që ratifikoi kaq shpejt tri marrëveshjet e mobilitetit. Ato do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e Kosovës, do të nxisin masivisht integrimin rajonal të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do t’i sjellin  një hap më afër BE-së. Procesi i Berlinit po tregon rezultate!”- shkroi ai.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme