Ambasadori i Francës në Serbi: Franca nuk ka vija të kuqe, gjeni zgjidhje

Ambasadori i Francës në Beograd, Frederik Mondolini, ka thënë se vendi i tij nuk ka asnjë vijë të kuqe për marrëveshjen e mundshme nga bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.


Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje të përbashkët e cila do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe do të jetë e pranueshme për te dy palët.

Mondolini ka thënë se takimi i paralajmëruar mes presidentit Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiqit më 11 nëntor në Paris, është një mundësi e parë për të ecur përpara drejt zgjidhjes finale të dialogut.

“Për ne nuk ka vija të kuqe. Nuk do të ketë kufizime nga ana jonë për marrëveshjen e mundshme të dy vendeve”, citohet të ketë thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se një zgjidhje finale mes dy vendeve është e nevojshme dhe se Franca nuk do t’u jap leksione se si të arrijnë një gjë të tillë.

“Sa më shpejt që arrihet ajo marrëveshje, aq më mirë. Edhe neve na u dashtë shumë kohë për t’u pajtuar me gjermanët”, deklaroi ai.

Kështu, Franca nuk e kundërshton as idenë e shkëmbimit të territoreve si zgjidhje finale e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme