Ambasadori i Francës uron kryetarin e Lëvizjes BESA, Afrim Gashi

Ambasadori i Republikës së Francës në Maqedoni, Kristian Timonie ka uruar kryetarin e ri të Lëvizjes Besa, Afrim Gashi për zgjedhjen e tij në krye të partisë në Kongresin e djeshëm. Timonie në letrën e tij, shpreson në bashkëpunim të ngushtë në rrugën drejt integrimit evropian dhe atlantik, ndërsa i ofron mbështetje Gashit në punën e tij për të mirën e qytetarëve.

“Në emër të ambasadës së Francës dhe në emrin tim personal, ju uroj për zgjedhjen tuaj në krye të Lëvizjes BESA. Besoj shumë në bashkëpunimin e ndërsjellë, me qëllim që vendi të ec në drejtimin e duhur drejt integrimit evropian dhe atlantik, prandaj dhe me këtë rast dëshiroj t’ju shprehë përkrahjen tonë. Jam i bindur se gjatë mandatit tuaj do të rrugëtoni me sukses dhe do të punoni për të mirën e të gjithë qytetarëve të këtij shteti. Me dëshirën dhe bindjen e plotë se ju dhe partia që ju drejtoni do të kontribuoni në proceset e integrimeve, për t’u bërë së shpejti pjesë e familjes evropiane”, thuhet mes tjerash në letrën e ambasadorit francez Kristian Timonie.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme