Ambasadori rus: Secila raketë amerikane që shkon në drejtim të Sirisë do të rrëzohet

Secila raketa amerikane që dërgohet në drejtim të Siri do të rrëzohet, kurse vendi nga lëshohen ato do të duhej të sulmohej.

Këtë e ka thënë ambasadori rus në Liban, Aleksandar Zasipkin.

Ai të martën në mbrëmje ka thënë se qëndrimi i tij buron nga njoftimi që e ka dërguar presidenti rus, Vladimir Putin, kurse e ka përcjellë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ruse, transmeton lajmi.net.

“Nëse do të ketë sulm, atëherë… Atëherë ato raketa do të duhej të rrëzoheshin, kurse cak do të duhej të ishin edhe vendet nga ku ato lansohen”, ka thënë Zasipkin për televizionin Al-Manar, i afërt me Hezbollahun libanez.

Ai ka theksuar se ditëve të fundit është vërejtur eskalim i situatës në Siri e cila kërcënon të shndërrohet në “krizë serioze”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme