Ambasadori turk në Tiranë: “Në mesin e dëshmorëve të 15 Korrikut ka dhe shqiptarë”

Në përkujtim të 251 dëshmorëve të 15 korrikut 2016, ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, ka mbajtur një deklaratë përmes mediave përpara memorialit të ngritur në Parkun e Liqenit në Tiranë.

Në përkujtim të 251 dëshmorëve, të cilët sakrifikuan jetën e tyre gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik 2016, ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük, ka mbajtur një deklaratë, përmes mediave, përpara memorialit të ngritur si shenjë e fitores së demokracisë gjatë tentativës për grusht shteti 4 vite më parë, memorial ky i ndërtuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim-TIKA, në Parkun e Liqenit në Tiranë.

Ky memorial mban një kuptim të veçantë jo vetëm për popullin turk, por në të njëjtën kohë edhe për vëllezërit tanë shqiptarë”, tha Yörük, dhe më pas shtoi duke thënë se midis 251 dëshmorëve, që u derdhën rrugëve natën e 15 Korrikut, që sakrifikuan heroikisht jetën për vendin e tyre dhe që emrat e tyre janë shkruar në këtë lapidar, ka edhe shtetas me origjinë shqiptare.

Ambasadori turk tha se ky monument është vlerë e përbashkët e dy vendeve shqiptare-turke dhe duke nënvizuar se ai është sulmuar 4 herë vitin e kaluar, kërkoi hapur nga autoritetet shqiptare t’i dorëzohen drejtësisë ata që kurdisën dhe provokuan nëpërmjet medies sociale këta sulme të urrejtjes dhe ata që i realizuan ato.

Në vijim të fjalës së tij, ambasadori Yörük tha: “Lufta jonë me Organizatën Terroriste Fetullahiste FETO vazhdon me të njëjtën vendosmëri në të gjitha vendet e botës. Lufta jonë me FETO-n nuk është një hakmarrje, ajo është një luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar. Lufta jonë do të vazhdojë deri sa t’i dorëzohen drejtësisë të gjithë anëtarët e kësaj organizate terroriste gjakatare dhe globale.”

Aktualisht FETO vazhdon veprimtarinë e saj në shumë vende të botës nëpërmjet institucioneve arsimore, organeve të shtypit, organizatave fetare dhe të shoqërisë civile, tha Ambasadori dhe më pas theksoi se infiltrimi i njerëzve të tyre nëpër institucione shtetërore është njëlloj si një qelizë kanceroze dhe përpiqet të zërë vend në to.

Ai theksoi se për këtë arsye, FETO nuk është një kërcënim i madh vetëm për Turqinë, por edhe për të ardhmen e çdo vendi ku ajo zhvillon veprimtari.

“Megjithëkëtë, pavarësisht përpjekjet tona, ndiejmë një keqardhje të thellë ngaqë një strukturë e gjerë e FETO-s ende është e pranishme në Shqipëri”, tha Yörük dhe më pas shtoi se të paktën opinioni publik shqiptar ka formuar një ndërgjegjësim në rritje ndaj FETO-s dhe se është duke u zhvilluar më tej bashkëpunimi me autoritetet shqiptare në luftën kundër FETO-s.

Në vijim të fjalës së tij ambasadori tha: “Kjo situatë ka shkaktuar panik dhe frikë mes pjesëtarëve të FETO-s në Shqipëri. Për këtë arsye, këta në çdo rast dhe me propagandë të pabazuar, po përpiqen të helmojnë marrëdhëniet Turqi-Shqipëri. Por sado të përpiqen, fuqia e tyre nuk do të mjaftojë për të prishur lidhjen vëllazërore dhe marrëdhëniet e veçanta midis Turqisë dhe Shqipërisë. As Turqia dhe as Shqipëria nuk do të bien në këtë kurth.”

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin diplomatë turq të akredituar në Tiranë, përfaqësues të shoqërisë civilë, mediave etj.

Në fund të ceremonisë u këndua një dua-lutje për shpirtrat e dëshmorëve të Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Turqisë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme