LEXO EDHE:
Ambasadorja amerikane në Shkup, Kejt Meri Bërns ka deklaruar se SHBA-të janë me Maqedoninë e Veriut dhe aleatët tjerë për të mbrojtur demokracinë në rajon dhe në botë, në momentet kur Rusia po vazhdon agresionin brutal ndaj Ukrainës.
Bërns thotë se demokracia ndodhet në momente të vështira , ndërsa ruajtja e saj mund të ndodhë vetëm duke qenë të bashkuar.
“Po ballafaqohemi me një moment vërtetë të vështirë, kur Rusia po vazhdon agresionin brutal ndaj Ukrainës. Ky është një moment i rëndësishëm për demokracinë. Të gjitha demokracitë në botë janë bërë bashkë, SHBA-të janë me Maqedoninë e Veriut dhe aleatët e tjerë që luftojnë për demokraci”, tha Kate Marie Byrnes, Ambasadore e SHBA-ve në Shkup. / Alsat.mk