Ambasadorja amerikane Angela Ageler ka uruar në rrjetet sociale zgjedhjen e Qeverisë së re të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski.
Ageler shkroi se pret që qeveria të vazhdojë rrugën euroatlantike të vendit. “Ne mezi presim të vazhdojmë partneritetin tonë në forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e zhvillimit ekonomik, energjetik dhe të infrastrukturës, strukturat sociale dhe lëvizjen e vendit në rrugën e tij euro-atlantike”, shkroi Ageler në X.
Qeverinë e re e ka uruar edhe ambasadori i BE-së Dejvid Gir i cili tha se do të bashkëpunojnë ngushtë në arritjen e progresit në reformat thelbësore dhe avancimin e rrugës drejt BE-së.