Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall ka qëndruar sot në Lëvizjen Vetëvendosje, por se nuk dihet ende se me kë është takuar atje.
Vizita e saj në VV vjen në kohën kur edhe diplomatë të vendeve të tjera kanë zhvilluar takime me përfaqësues të Lëvizjes por edhe me zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës pasi këto të dyja parti nuk po arrijnë të merren vesh për bashkëqeverisje.
Vetëvendosje dhe LDK që mbi tre muaj janë në negociata intensive për të arritur koalicion e mundshëm pas zgjedhjeve të 6 tetorit, njofton Klan Kosova.