Ambasadorja izraelite për zhvillimet në Gaza: Media ndërkombëtare e njëanshme!

Ambasadorja jo rezidente e Izralit, Simona Frankel e cila mbulon Maqedoninë e Veriut ka hedhur poshtë kritikat që i bëhen Izraelit në lidhje me situatën humanitare në Gaza. Ajo në intervistën për Programin 200, (që transmetohet sot në ora 18.00) vuri në dyshim edhe kredibilitetin e agjencive të OKB-së si dhe pavarësinë e mediave ndërkombëtare. Sipas Znj. Frankel tha se OKB nuk ka përmendur viktimat izraelite dhe dunën e ushtruar nga Hamasi ndërkohë për mediat ndërkombëtare thotë se është e njëanshme. Ajo shpreh keqardhje për viktimat palestinez, por thotë se kjo ka ndodhur ngase Hamasi i përdor njerëzit si mburojë. Sipas mediave të huaja mbi 25 mijë viktima palestinez kanë humbur jetën, shumica fëmijë në luftimet në Gaza, të cilat filluan pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023 kur sulmoi Izraelin, në një festival. Nga ky sulm dhe këto zhvillime rreth 1300 izraelit mbetën të vdekur dhe rreth 240 vetë të tjerë u morën peng.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme