Ambasadorja izraelite në Maqedoninë e Veriut, Vivian Eisen, publikoi një video të përpjekjes për t’i vënë flakën sinagogës në Shkup.
“Një incident thellësisht shqetësues antisemit në Maqedoninë e Veriut, i pari që nga viti 1945, godet vetë vlerat e bashkëjetesës që komuniteti hebre i vlerëson. Unë mbështes komunitetin dhe u bëj thirrje autoriteteve të vendit të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë”, tha ambasadorja Eisen, e cila postoi videon në rrjetin X.
— Vivian Aisen 🇮🇱 (@VivianAisen) April 12, 2026



