Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka pasur një “takim” të shkurtër me Papa Françeskun.
Lama ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku shihet duke u përshëndetur me Papa Françeskun, derisa ka shkruar se kjo ka qenë një ditë shumë e veçantë për familjen e saj.
Ndërkohë, që Papa shihet duke biseduar me vajzën e Lamës.
“Nje dite shume e vecante per familjen time. Patem rastin te takojme Shenjterine e Tij, Papa Franceskun, ne Audiencen e se merkures. Padyshim Jerina me e priviligjuara ????????????”, ka shkruar Lama.



