Ambasadorja Yuri Kim vizitë në Shkodër. Surpriza e veçantë që merr në zyrën e kryebashkiakes Voltana Ademi

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim po zhvillon një vizitë dy ditore në Shkodër. Ajo u prit sot nga kryebashkiakia Voltana Ademi, e cila vlerësoi kontributin që Amerika ka dhënë për Shkodrës.

Por një surprizë e bukur iu bë ambasadores, kur një vajzë e vogël hyri në zyrë dhe i dhuron një trëndafil.

Jam e kënaqur që jeni sot këtu, për marrëdhëniet që kemi me shtetin amerikan dhe me emigrantët në Amerikë. Ardhja juaj është edhe një mbështetje dhe komunikimi që ne kemi me ambasadën dhe për mbështetjen që SHBA kanë dhënë për administrimin vendor por edhe për mbështetjen për njerëzit në nevojë. Unë ju uroj mirëseardhjen”, tha Ademi.

Nga ana e saj diplomatja amerikane tha se Shkodra ka një frymë pavarësie, duke theksuar se është qyteti që i përshtatet më shumë.

“ Është kënaqësi për mua që jam këtu. Është kënaqësi t’ju takoj, pasi kemi pasur komunikimin përmes videos. Ajo që kam mësuar për Shkodrës është fryma e pavarësisë, qëndrueshmëria juaj dhe sa herë dëgjoj historinë e Rozafës më bën të mendoj që Shkodra është vendi im, vendi që më përshtatet mua. Unë do të qëndroj për dy ditë në Shkodër, do vizitoj qëndrat kryesore dhe disa restorante”, tha Kim.

Ndërsa ambasadorja Kim i dhuroi kryetares së bashkisë Shkodër një maskë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme