Ambientalist Sazan Guri në gjendje jo të mirë shëndetësore! Kërkon ndihmën e qytetarëve për këshilla: Bllokuar totalisht, djersë, ethe, dridhje

Ambientalisti Sazan Guri ka njoftuar se ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Me një postim në rrjetin social “Facebook”, Guri thotë se ka ndjerë dhimbje në trup  dhe ka pasur vështirësi në të ecur. Teksa shpjegon problemet në shëndetin e tij, ambinetalisti kërkon ndihën e qytetarëve për ta këshilluar se çfarë duhet të bëjë për të kaluar këtë gjendje.

“Një javë më pak dhimbje te capoku në të majtë, sot duke u veshur me pakëz nxitim, një të më  kapur dhe përfundova duke ecur me cm, derisa vajta te fizioterapisti, ngrohje te zonës prapa, voltaren, ilaç nga goja, etj., dhe u ngrita mezi, dhe nuk ecja as edhe një cm. Bllokuar totalisht dhe me të bërtitura, djersë, ethe, dridhje. Urgjenca më erdhi shpejt dhe me trajtuan me një gjilpërë të fortë  qetësuese, që tani po ngrihem me dhimbje më pak…….e kam për herë të parë.

Kush di të thojë? 1. se nga se vjen 2, se çfarë është 3. se çfarë bëhet në kësi rastesh, 4. ku shkohet te fizioterapisti apo te mjeku ne spital, 5. me se ushqehesh, 6. apo shkohet te ai që ka vuajtur po kështu, pra te doktori apo te ai që voi, 7. se mbasi ra nga fiku dikushi, kërkoi që ti vinte jo jatroi, por ai që voi, biles ai qe kishte rene nga fiku… 8. flm miq te dashur, pres përgjigje këtu në shtrat, jo i pikëlluar, por me dhimbje dhe me shprese te panënshtruar…SG, ora 17 e 30, dt 23.08”, shkruan ambientalisti Guri në Facebook./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme