Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ditën kur u inaugurua mbajti një fjalim ku tha se “tash e tutje do jetë vetëm Amerika e Para”.
Jo shumë kohë me vonë, shumë shtete europiane filluan të parodizonin me këtë fjalim të Trump, sidomos me fjalinë “Amerika e Para”.
Autori i një programi në Holandë ishte i pari që bëri një video ku i “shpjegonte” Trump-it se sa të mirë ishin holandezët dhe me ironi kërkonte që pasi SHBA-ja do jetë e para, Holanda të paktën të ishte e dyta.
Klipi u bë viral nëpër media sociale dhe gati të gjitha shtetet filluan ta bënin nga një të tillë.
E një të tillë e kanë bërë edhe në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Ndiqeni videoklipin “Amerika e Para, Kosova e Dyta”.