Amerika heq sanksionet ndaj Turqisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi heqjen e sanksioneve ndaj Turqisë të vendosura pas nisjes së operacionit “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë. “Kam urdhëruar Departamentin e Thesarit për heqjen e sanksioneve ndaj Turqisë të vendosura më 14 tetor”, tha Trump duke folur në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me pauzimin e operacionit antiterrorist të Turqisë.

Trump tha se armëpushimi në kufirin Siri-Turqi është duke u ruajtur dhe është duke u bërë permanent. “Zona e sigurt prej 20 miljesh (rreth 32 kilometra) është formuar”, deklaroi presidenti amerikan.

Pas deklaratës së Trump-it, Departamenti i Thesarit njoftoi se zyrtarisht të gjitha sanksionet janë hequr.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme