Amerika kërkon kujdes nga Serbia lidhur me kërkesat e Rusisë në Nish

Ambasadori SHBA-së në Serbi Kyle Scott thotë se Amerika kërkon që Serbia të jetë e kujdesshme lidhur me kërkesat e Rusisë për qendrën e saj Humanitare në Nish.

Rreth kësaj qendre, sipas gazetës “blic” po bëhet shumë zhurmë.

“Mendoj se zhurma –vjen nga ata që po kërkojnë që njerëzit që janë zjarrfikës dhe të veshur për të ofruar ndihmë në situata të jashtëzakonshme, të kenë imunitet diplomatik e territorial. Kjo nuk është normale. Edhe ne, edhe udhëheqja e Serbisë, do të duhej të pyeteshim pse kjo është kaq e rëndësishme për Moskën dhe pse rusët e kërkojnë këtë. Çfarë themi ne? Serbia duhet të jetë e kujdesshme dhe e dyshimtë sepse kjo kërkesë nuk është në rregull. Ne vazhdojmë të kemi dyshime dhe të pyesim cilët janë qëllimet finale për dhënien eventuale të statusit diplomatik të kësaj qendre në Nish”, ka thënë Scott, transmeton Koha.net.

Scott në vazhdim ka treguar se ushtarët e NATO-s që shkojnë në Serbi duhet që paraprakisht të marrin leje nga autoritetet serbe.

“Ata fitojnë imunitetin funksional sipas marrëveshjes së Serbisë me NATO-n, por nuk kanë imunitet as diplomatik e as territorial dhe çdo gjë që e marrin me vete verifikohet nga Qeveria e Serbisë e ky nuk është rast në diplomaci. Deri sa në Serbi kryejnë detyrat në objektet e që i takojnë Ushtrisë e Ministrisë së Mbrojtjes, janë të vëzhguar vazhdimisht nga Qeveria e Serbisë. Ajo që po kërkohet për qendrën në Nish nuk është e njëjtë edhe për statusin e ushtarëve të NATO-s”, ka thënë Scott duke shtruar pyetjen pse po kërkohet status diplomatik për një qendër humanitare.

Pasi ka theksuar se as Amerika dhe as NATO nuk e kanë filluar konfliktin e përgjakshëm në hapësirën e ish – Jugosllavisë, por janë përfshirë në të kur u pa se popujt e ish- Jugosllavisë u dëshmuan të jenë të paaftë për zgjidhej konflkitesh, ka thënë se nuk ka dëgjuar që në Amerikë ose në Europën Perëndimore serbët të quhen rusë të vegjë për ç’gjë ka akuzuar kjo gazetë e Beogradit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme